Lajme

Kadri Veseli përplaset me njeriun e Trumpit: Albini është rrenc

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Preidentit Trump, Richard Grenell, i cili sot përmes një reagimi në twitter i bëri të qartë liderit të opozitës së SHBA’të janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe në këtë pikë Albin Kurti ka të drejtë.

Veseli në reagimin e tij ka thënë se Albin Kurti është një mashtrues, duke thënë se qëndrimi i tij për taksën është i qartë që nga janari i vitit 2019.

Ish-kryetari i Kuvendit thotë se është i shqetësuar me faktin se Qeveria Kurti po nxiton të merret më këtë çështje pa një plan konkret.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.