“Ka rënë teza o ik o s’ka”, Rama: Opozita do marri pjesë në zgjedhje…
Kryeministri Edi Rama gjatë një emisioni televiziv është shprehur se opozita ka ndryshuar strategji sipas tij, sepse nuk i mëshon më tezës “o ik, o s’ka”.
Rama ka theksuar se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht kërkesave të tyre. Ai thekson se opozitës nuk i bashkohet më asnjë parti politike në rrugën e bojkotit, pasi sipas tij, kjo është një rrugë e provuar dhe që s’të nxjerr asgjëkund.
“Ajo që ka ndodhur vjet ka qenë një grahmë e madhe e fundit e një politike, e cila tek bojkoti, shantazhi, braktisja e tavolinës, ka pasur një nga kuajt e vet të betejës. Nuk do ketë më parti politike që do ti hyjë një rrugë, që u provua që s’të nxjerr asgjëkundi. Ka qenë një përpjekje me idenë që do ia dalin të krijojnë një situatë pamundësie dhe të më detyrojnë mua të pranoj një zgjidhje çfarëdo qoftë, por kjo nuk ka ndodhur. Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Në këndvështrimin tim kanë filluar të ndryshojnë. Se me sa duket ka rënë teza që o ik o s’ka dhe s’kemi punë me institucionet dhe me procesin demokratik brenda institucioneve. Mendoj që opozita do marri pjesë në zgjedhje pavarësisht se kërkesën do e mbajë të shtruar”, tha kryeministri Rama./ Opinion.al