Ka ndërruar jetë Llukman Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit
Ka ndërruar jetë gazetari, publicisti, dr.Llukman Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit me banim në Zvicër.
Llukman Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit kishte marrë titullin Doktor i Shkencave Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci.
Me këtë rast Llukman Halili ka marrë titullin Doktor i Shkencave Humane – Historia botërore e diplomacisë së shek. të 20-të. Tema e mbrojtur kishte të bëjë me historinë politike të Shqipërisë në vitet 1990-1992. Halili, i cili është me banim në Zvicër. Publicisti, politologu dhe gazetari nga Lugina punoi në TVP, në agjencinë e lajmeve kroate HINA, ishte asistent profesor në Universitetin e Varshavës në Poloni, redaktorë i gazetës “Bota sot” në Zvicër. Ai poashtu, për disa vite me radhë ishte pjesë e AMC në Zvicër, ndër themeluesit e kësaj qendre dhe gazetës ditore AMC Press. Halili gjatë punës së tij si gazetarë ka realizuar një numër të madhe intervistash me fytyra publike, ndërsa ishte ndër të parët që kishte realizuar intervistë me Nënë Terezën.
Ngushëllime familjes Halili nga Tërrnovci.