Ka filluar aksioni i kapjes së qenëve endacak në komunën e Bujanocit
“Shërbimi për punë të përbashkëta në një aksion të përbashkët me ekipin e Stacionit të Veterinarisë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit se sot ka filluar aksioni i kapjes së qenëve endacak, ku më pas do të sterelizohen dhe kastrohe nëpë qendrat e caktuara”, kështu thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit në faqen zyrtare.
Sipas tyre ky projekt është i financuar nga komuna e Bujanocit dhe do të implementohet nga Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, ndërsa aksioni do të zgjasë deri në fund të vitit 2019-të.
“Kërkojmë nga qytetarët tanë, të kenë kujdes të shtuar, rrespektivisht, pronarët e qenëve shtëpiak, të mos i lëshojnë kafshët e tyre në formën e pakontrolluar”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ekipi gjithashtu vlerëson se në rast se ndonjë qen shtëpiak nuk ka shenje identifikimi (qafore ose rrip), personi përgjegjës nuk do të japi përgjegjësi për sterilizim apo kastrim të këtyre qenve shtëpiak.