Juventusi u kthehet fitoreve në Itali, mposht Brescian
Juventusi ka mposhtur Brescian 2 me 0 për t’u kthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes nga Verona javën e shkuar.
Paulo Dybala e Juan Cuadrado realizuan golat për “Zonjën e Vjetër” në fitoren e xhiros së 24-të.
Juve tani i ka 57 pikë në krye të tabelës në Serie A, tri më shumë se Interi që e ndjek pas me një ndeshje më pak të zhvilluar.