Lajme

Jovanoviq kapet me Sheshelin në emision: E quan krimiinel dhe i padobishëm

Grindje e rëndë mes Seselit edhe Jovanovicit në një debat televiziv, ku Seselji e kërcënon me pasoja e Jovanovic i përgjigjet se është krimminel e provokator.

Fillimisht lideri i partisë demokratike liberale serbe Cedomir Jovanovic sugjeroi se në emisionin TvitHit të televizionit serb RTV Pink, Seseljit po i ipet rëndësi që nuk e meriton.

Debati eskaloi kur Cedomir Jovanoviq tha se po të ishte Seselj i rëndësishëm për Hagën, nuk do të e lironin nga gjykata e Hagës në atë mënyre komike, me spjegim “se është më mirë të vdiisni në Serbi se në Hagë”, Seselj tha “se tani ka ndërruar mendje dhe se nuk do të vdees nga inati”.

Debati u nxeh edhe kur u përmend edhe kryeministri i vrarëë i Serbisë Zoran Djindjic e Seseli u shpreh se atë e kishte dënuar zoti pasi kishte dorëzuar Milosevicin. Ku reagoi Jovanovic me “Mos flisni marrëzira”. Pjesëmarrës në debat ishte edhe vëllai i të dënuarit për krimme lufte, Radovan Karadjic.