Bota

Jep dorëheqje zëdhënësja e presidentit amerikan, Donald Trump

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders do të largohet nga detyra e saj në fund të muajit qershor. Lajmi është bërë me dije nga presidenti i SHBA Donald Trump.


Trump shkroi në Twitter se Sander do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas pas më shumë se tre vite në këtë punë. “Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, që ka bërë një punë të mrekullueshme” shkroi Trump.

Sanders, 36 vjeçe ka qenë mbrojtëse e madhe e politikave të presidentit Trump. Ajo kishte deklaruar ndër të tjera” “Zoti e donte që Trump të bëhej president”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka luajtur të rëndësishëm në mbrojtjen e figurës së Trump, duke qenë partizane e shmangies së lajmeve të rreme”.