Janë liruar dy serbët e arrestuar te Dheu i Bardhë të dyshuar për spiunazh
Mediat në gjuhën serbe bëjnë të ditur se dy serbët e arrestuar ditë më parë në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë te Dheu i Bardhë, me dyshimin për aktivitet spiunazhi, janë liruar. RTK2 rikujton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajiq janë liruar sot.
Prokuroria në Gjilan se dy serbët e arrestuar u kapen me dokumente për zyrtarë serbë me pozita nëpër komuna, që do t’ia dorëzonin Beogradit, transmeton Koha.net..
Reagimi në lidhje me këtë nga Beogradi ishte i ashpër, i cili e dënoi ashpër veprimin e Policisë së Kosovës.