Lajme

Jakup Krasniqi: Shteti Kosovës dështoi në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një temë e cila e ka trazuar situatën politike në vend. Pikërisht për këtë çështje, BE-ja nuk po cakton datë të re për takimin e radhës në mes të palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Kjo për shkak të kundërshtimeve në Kosovë se ky Asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe kërkesës së Serbisë që ky Asociacion të krijohet po mbi këtë bazë.

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai është kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Ne nuk jemi kundër Asociacionit por Kosova e ka një Asociacion të shumicës së komunave dhe ai Asociacion e ka një statut të vetin dhe ne konsiderojmë që nuk është ndonjë vështirësi që të jetë edhe një Asociacion i Komunave me kompetencat që i parasheh Kushtetuta e Kosovës dhe që i parashohin edhe standardet e dokumenteve sidomos të BE-së”, ka thënë ai.

Kështu, Krasniqi i konsideroi të paarsyeshme kërkesat që t`i jepen kompetenca shtesë këtij Asociacioni.

“Kështu që një Asociacion për të qenë në shërbim të qytetarëve kështu siç është ky Asociacioni që e kemi nuk është ndonjë problem, por kur tentohet që këtij Asociacioni t`i jepen kompetenca shtesë apo edhe të jetë në një nivel shtetëror ne mendojmë se janë kërkesa të paarsyeshme dhe nuk kanë për qëllim që ky Asociacion të jetë në shërbim të qytetarëve për të lehtësuar jetën e tyre dhe për të krijuar një qeverisje më të mirë për ta”, ka thënë ai në një intervistë për Front Online.