FutbollLajmeSporti

Ja shuma që do ofrojnë Xhaka-Shaqiri për të prekurit nga tërmeti

Sensibilizim për tërmetin e fuqishëm që përfshiu Shqipërinë ditën e martë po zgjerohet nga momenti në moment.

Mësohet se 10,000 dollarë e mbledhur nga donacioni i Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas dënimit nga FIFA për simbolin e Flamurit që ata bënë kundër Serbisë, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kështu ka deklaruar iniciatori i atij donacioni, Rilind Reka, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.

Postimi i Rilind Reka

Duke ju bashkangjitur ndihmave për tërmetin në rajonin e Durrësit, kam autorizuar donacion prej $10,000 nga kontoja e fondit Xhaka, Shaqiri për simbolin e Flamurit.

Zoti e bekoftë Shqiptarinë!