Ja se çfarë deklaron Sejdiu për Osmanin e cila dikur ishte këshilltare e tij
Derisa ka qenë një prej themeluesve të LDK-së, ndërsa përgjatë karrierës së tij shumë kuadro janë ngritur në karrierë me ndihmën që ai edhe personalisht ua ka ofruar, i pyetur për pritjet e tij nga Vjosa Osmani në krye të parlamentit, ai shprehet i rezervuar dhe thotë se shpreson se do t’i përmbushin premtimet e bëra gjatë fushatës politike, njofton 24-ore.info
“Unë urojë që të realizojë projektin të cilën e ka prezantuar dhe kanë marrë votat e qytetarëve. Është një koalicion i dy partive politike që kanë marr më së shumti vota në këtë proces elektoral. Dëshirojë që ajo energji e premtuar në fushatë, të realizohet në praktikë. Të kemi një përmbushje të pritjeve të qytetarëve. Unë nuk ndalem tek individët që ju mund të përmendni, por është me rëndësi që Kosova ta ndërtojë brezin e vet. Unë kam bërë punën time dhe jam përpjekur që edhe ata të cilët i kam pasur në ekipet e mia të përfitojnë , flas në kuptimin e ngritjes dhe zhvillimit të tyre politik dhe intelektual. Tash mbetet të shihen në pjesën e sprovave praktike”, ka deklaruar ish presidenti Fatmir Sejdiu./24-ore.info