Bota

Izraeli ia dhuron palestinezëve 5 mijë vaksina

Izraeli do të transferojë 5,000 vaksina kundër koronavirusit tek Autoriteti Palestinez, që të vaksinohen stafi mjekësor që është në vijën e parë të betejës me pandeminë.

“Dërgesa e parë pritet të transferohet në fillim të javës së ardhshme”, tha të dielën Ministria izraelite e Mbrojtjes. Në njoftimin për media të ministrisë, nuk u bën të ditura detaje të tjera.

Kritikët palestinezë i kanë bërë thirrje Autoritetit Palestinez – që ka nën kontroll disa pjesë të Bregut Perëndimor – që të mos pranojë vaksina nga Izraeli, nëse i ofrohen.

Ata thonë se Izraeli ka ofruar që të japë vaksina për palestinezët, pasi komuniteti ndërkombëtarë e kritikoi atë për një gjë të tillë. Kritikët kanë thënë se Autoriteti Palestinez nuk duhet t’i pranojë vaksinat nga Izraeli, por të presë dërgesat e vaksinës ruse, që pritet të vijnë javën e ardhshme.