Lajme

Ivica Daçiqit pjesë e koalicionit me SNS

Kryesia e Partisë Socialiste të Serbisë përkrahu unanimisht marrëveshjen që kreu socialist Ivica Daçiq ka arritur me presidentin e SNS Aleksandar Vuçiq për përbërjen e qeverisë së re.

Socialistët në Presidencë kërkuan që Branko Ruzhiç të jetë ministër i arsimit, Ivica Daçiq Ministër i Jashtëm dhe Shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë. Në të njëjtën kohë, ai ishte nënkryetar i parë i qeverisë. Ministër i Ekonomisë do të jetë Rade Basta.

Në qeverinë e re, SPS do të ketë edhe dy ministra pa portofol – Novica Tonçev, e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe Gjorgje Miliçeviq, për të cilin ky i fundit do të arrihet marrveshje më vonë.