Bota

Itali/ Nuk përmbushin standardet e cilësisë, sekuestrohen 700 mijë maska

Mbi 700 mijë maska, të prodhuara në mënyrë artizanale, në Romë, janë bllokuar nga autoritetet italiane.

Ato ishin të gatshme për t’u hedhur në treg, por nuk përmbushnin standardet e cilësisë.

Ndaj pronarit të këtij biznesi është ngritur një akuzë për mashtrim, ndërkohë që nga fillimi i shpalljes së urgjencës në Itali, ka pasur qindra aktivitete tregtare të kontrolluara nga Guardia di Finanza për të verifikuar çmimin, por edhe cilësinë./Opinion.al