Lajme

Arrestohet Haxhi Hoti pas kërcënimit që i bëri Albin Kurtit

Anëtari i Nisma Socialdemokrate Haxhi Hoti është arrestuar nga Policia pas kërcënimit që i ka bërë Krytarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha,

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kerkuar dhe nuk është gjet ne shtëpi, te njëjtit i është lëne ftesa për paraqitje te menjëhershme ne polici dhe janë njoftuar te gjitha njesitet policore se kudo qe takohet i njëjti te arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes ne polici me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje për 48 ore për procedura te mëtejme” thotë Hoxha raporton Gazeta Blic.