FutbollSporti

Ish-trajneri i Barcelonës jep lajmin më të trishtë të jetës së tij: I vdes vajza 9 vjeçare

Zi në familjen e trajnerit Luis Enrique. Vajza e tij 9-vjeçare Xana Martinez ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë me tumorin.


Lajmin e ka konfirmuar vetë Enrique, përmes një postimi në rrjetet sociale. Luis Enrique konfirmon se vajza e tij luftonte me një tumor në kocka prej 5 muajsh (osteosarcoma), por nuk arriti dot ta tojë këtë betejë. Ishte pikërisht kjo sëmundje që detyroi Enrique të jepte dorëheqjen nga detyra e trajnerit të kombëtares së Spanjës, më 19 qershor të këtij viti.

“Do të na mungosh shumë, por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë, me shpresën se do të shihemi sërish në të ardhmen. Do të jesh ylli që do të udhëheqë familjen tonë”, është mesazhi i përcjellë nga Luis Enrique. “Falënderojmë të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto muaj dhe që na mirëkuptuan në këto momente si dhe personelin e spitalit për gatishmërinë”, shkruan trajneri./gazetametro.net

LUISENRIQUE@LUISENRIQUE21

View image on Twitter

241K9:42 PM – Aug 29, 2019Twitter Ads info and privacy92.4K people are talking about this