FutbollSporti

Ish-futbollisti i Real Madridit arrestohet nga policia për trafikim droge

Ish-anëtari i “Los Blancos”, Edwin Congo është arrestuar nga policia për trafikim droge.

Zyrtarët policorë nga vendlindja e Congos, Kolumbia, e kanë vënë nën pranga atë bashkë me dhjetë persona të tjerë, përcjell GB.

Dyshohet për pjesëmarrje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veçanarisht të kokainës.

Lajmin e ka dhënë gazetari i “La Sexta”, Manuel Marlasca.

Congo ka djersitur fanellën e Real Madridit në edicionin 1999/2000, ndërsa ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të tjera nga Primera Divisioni spanjoll.