Lajme

Isa Mustafa pas takimit me Kurtin: Nuk biseduam për ndarjen e ministrive

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se liderin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë takimit të sotëm nuk kanë biseduar për ndarjen e ministrive.

Ai vlerësoi se është arritur mjaft shumë harmonizim ndërmjet dy partive për programin qeverisës.

LDK dhe Vetëvendosje janë parti të kundërta ideologjike.

“Vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë mes dy subjekteve tona politike dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaft shumë në këtë proces në shumë çështje”, tha Musatfa.

“Vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë mes dy subjekteve tona politike dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaft shumë në këtë proces në shumë çështje”, tha Musatfa.

“U morëm vesh që sapo të bëhet certifikimi i rezultateve të ulemi dhe të merremi vesh për koalicionin qeveritar mes dy subjekteve tona politike. Për poste nuk kemi biseduar as për ndarjen e ministrive”, deklaroi ish- kryeministri i Kosovës.

Ai është pyet edhe për përfshirjen e Listës Serbe në ekzekutivin kosovar. Sipas tij, i përket partisë së parë t’i ftoj partneret tjerë për krijimin e institucioneve.

“Sigurisht do të ketë bisedime edhe me Listën Serbe, varet nga ato bisedime se cili do të jetë vendimi”, tha Mustafa.

“Sa i përket Listës Serbe dhe partnerëve tjerë, i mbetet atij që është i pari, varet nga VV. Mandatari për formimin e qeverisë duhet ta marrë iniciativën për ta thirrur LDK-në dhe partnerët tjerë. Për çështje të ndarjes së ministrive, ekuivalencës, do të njoftoheni atëherë kur të ulemi me Vetëvendosjen e të bisedojmë”, tha Isa Mustafa.