Lajme

Isa Mustafa “godet” Albin Kurtin: Kush është ai u pa në kohën sa ishte kryeministër!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i është i përgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i cila të dielën tha se LDK-ja dhe PDK-ja po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna.

Mustafa në një përgjigje me shkrim për gazetën Objektiv ka thënë se Kreut të VV-së nuk i nevojiten zgjedhje tw reja me mentalitetin qeverisës që ka treguar gjatë mandatit të tij.

“Është e natyrshme që Z. Kurti kërkon zgjedhje, por mendoj se asgjë nuk i nevojiten zgjedhjet me mentalitetin qeverisës që reflektoi sa ishte në krye të qeverisë. Dhe as me diskursin e ofendimit të Kryeministrit Hoti”, shtoi Mustafa.

Sipas Mustafës, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi Qeveria Hoti po bën punë të mirë për Kosovën.
Kemi një Kryeministër ne po bënë punë të mirë për Kosovë, brenda dhe jashtë, prandaj është në interes të vendit që ai të vazhdojë të qeverisë me vendin”, ka shtuar Mustafa.
Sa i përket heqjes së vijave të kuqe me PDK-në, Mustafa thotë se nuk ka deklaruar se LDK-ja ka hequr vijat e kuqe për këtë parti.
Sipas tij për heqjen e tyre vendoset në organet e partisë së ai udhëheq.
“Me saktësisht kam thënë, do duhej te hiqen vijat e kuqe për çdo subjekt. Por për heqjen e vijave të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, vendosin organet e partisë’, ka thënë Mustafa.
Kreu i LDK-së mendon se në të ardhmen nuk duhet të ketë vija të kuqe për subjekte politike, por vetëm për individ që kanë telashe me ligjin.
“Vijat e kuqe në të ardhmen do duhej të zbatohen për individ që kanë problem me ligjin, me krimin dhe korrupsionin, ndërkaq jo për subjekte që i kanë votuar qytetarët”, tha Mustafa.
Mustafa po ashtu ka folur shkurtimisht edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.