iPhone 12 Pro me 6 GB RAM, iPhone SE2 së shpejti në prodhim?
Informacionet më të reja për iPhone 12 Pro na vijnë nga analisti i kompanisë Barclays, Blayne Curtis, të cilat ai i mori gjatë vizitës së kohëve të fundit në Azi nga zinxhiri i furnizuesve të Apple, raporton PocketNow.
Paralajmërimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me disa nga komponentet e brendshme që do të duhej të jenë pjesë e serisë së ardhshme iPhone 12, si dhe fillimit të prodhimit të iPhone SE 2.
IPhone SE 2 do të mund ta shohim relativisht shpejt, pasi që prodhimi i tij është planifikuar të fillojë në shkurt. Ky telefon më i lirë i Apple do të duhej të jetë i ngjashëm me modelin iPhone 8. Ai do të duhej ta ketë një ekran prej 4,7″, butonin Home me Touch ID, 3 GB RAM dhe procesor Apple A13.
Modeli i ri IPhone 12 me siguri do të jetë më i fuqishëm “nën kofano”. Besohet se iPhone 12 standard do të duhej t’i ketë 4 GB RAM si modeli i mëparshëm, ndërsa iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të vinin me 6 GB RAM.