Inspektorët komunal të Preshevës nisin aksionin largojnë shitësit nga rruga
Inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Preshevës sot kanë realizuar një aksion të përbashkët tek Tregu i gjelbërt, për largimin nga rruga e shitësve.
Aksioni është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit në treg dhe shmangies së kaosit të shfaqur në trafik, shkaku i shfrytëzimit të hapësirave jashtë tregut nga ana e shitësve për prezentim dhe shitje të mallit.
Me këtë rast, inspektorët komunalë kanë urdhëruar shitësit me largim nga hapësirat jashta tregut dhe shfrytëzimin e hapësirave vetëm brenda tij, ndërkaq u është dhënë vërejtja e fundit të gjithë shitësve që në rast të përsëritjes së këtij veprimi do të pasojnë edhe dënimet me gjobë.
Aksioni ka ndikuar dukshëm në lehtësim të qarkullimit në komunikacion, ndërsa mbikëqyrja e kësaj zone do të jetë e vazhdueshme edhe javëve në vazhdim nga ana e Inspektoratit dhe Policisë së Preshevës.