Shqipëri

Infermierja shqiptare nga Italia rikthehet në vendlindje për ta ndihmuar vendin e saj

Infermierja shqiptare në Itali, Eni Bardhi, rikthehet në vendlindje si pjesë e ekipit mjekësor italian, me misionin e ndihmesës në luftën kundër Covid-19. E diplomuar për Shkenca Infermierike në Itali, prej vitesh ushtron profesionin e saj në qytetin e Lodit, në repartin e Urgjencës, shkruan albinfo.ch.

Eni Bardhi në moshën 10-vjeçare së bashku me familjen e saj emigroi në Itali. E diplomuar për shkenca Infermieristike në Itali, prej vitesh ushtron profesionin e saj në qytetin e Lodit, në repartin e Urgjencës, Ajo që nga muaj shkurt është përballur çdo ditë me COVID-19, shkruan tutje albinfo.ch.

“Unë jam infermiere në spitalin e Lodit. Kam ikur nga Shqipëria me familjen time kur isha dhjetë vjeç. Kam studiuar dhe jam rritur profesionalisht në Itali.

Ky oportunitet që më ka dhënë shteti shqiptar dhe shteti italiane si dhe spitali ku punoj ma kanë emocionuar shumë, për dy motive: për atë që po bëj profesionalisht si infermiere dhe vendin ku po e bëj, sepse është vendi ku kam lindur dhe nuk mund të harrohet kurrsesi vendlindja. Kështu që jam shumë e emocionuar. Dua të them që qava nga emocioni kur më komunikuan në spital që do të isha pjesë e ekipit që do të nisej drejt Shqipërisë. I tregova familjes time se çfarë do të bëja, ata janë shumë të kënaqur”, tha ajo.