Showbiz

Impresionuese me zërin e saj, e reja shqiptare po shkëlqen në Zvicër

Vajza shqiptare e quajtur Nora Arvena, me prejardhje nga Peja, e cila prej vitesh jeton në Zvicër, është pjesë e garës “The Voice Kids”, ku po tregon një performancë të jashtëzakonshme më zërin e saj, shkruan albinfo.ch.

Nora Arvena me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit. Trajneri i saj, Sasha, është i lumtur për të. Ai thotë se Nora e lë pa fjalë me entuziazmin dhe talentin e saj.

Nora solli para publikut dhe jurisë këngën e Etta James – I’d Rather Go Blind. Sapo nisi këngën, ajo arriti ta përvetësojë jurinë, e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e saj. Ajo tashmë ka arritur ta bindë jurinë për të kaluar edhe fazat e tjera dhe se zëri i saj premton shumë në skenen muzikore. /Albinfo.ch