Imamoglu zyrtarisht kryetar i Stambollit, por Erdogan nuk dorëzohet
Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu (ÇHP) ka fituar mandatin e kryetarit të komunës së Stambollit, pas fitores së vështirë ndaj partisë në pushtet të kryetarit Rexhep Taip Erdogan. Mirëpo kryetari i qytetit më të madh mund të ballafaqohet me ripësritjen e zgjedhjeve.
Rezultati përfundimtar nga zgjedhjet lokale më 31 mars i siguroj fitore të ngushtë kandidatit të opozitës të Partisë Republikane (ÇHP) në qendrën ekonomikë të Turqisë, Stambollin, me çka përfundon qeverisja 25 vjeçare e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Duke ju drejtuar mijëra mbështetësve nga objekti i komunës, Ekrem Imamoglu ka premtuar që do të punoj për të gjith banorët e Stambollit, pa dallim të preferencave politike.
“Ne asnjëherë nuk u dorëzuam në luftën tonë për demokraci dhe drejtësi. Ne asnjëherë nuk hoqëm dorë nga vlerat universale të kësaj bote” , ka thënë Imamoglu
Ai ka fituar më 13.000 vota dallim, diçka më pak se 0.2 për qind, para kandidatit të AKP dhe ish kryeministrit Binali Yildirim.
Trupi më i lartë zgjedhor në Turqi duhet të sjell vendim për ankesën e partisë së presidentit Erdogan, e cila kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në Stamboll.