Imami nga Kosova zgjedhet përfaqësuesi kryesor fetar në Policinë e New York
Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.
“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua dje si kapelani ynë i ri musliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” njoftoi në faqen e saj Shoqata e Oficerve të Policisëve Musliman në Nju Jork.
Ndërkohë, Imam Tahir Kukaj në mesazhin që e shkruajti në llogarine tij, në rrjetin social Facebook, shkruan :”24 qershori është një “ditë e madhe për mua, familjen time dhe komunitetit tim,”, tha mes tjerash Kukaj gjatë marrjes së detyrës së re, në NYPD.
Ai poashtu falenderoi edhe NYPD dhe komisionerin James P. O’Neil, të cilët ia besuan këtë detyrë të madhe, por edhe Qendrën Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme, dhe anëtar dhe veprimtar, lider të komunitetit Shqiptar, dhe në mënyrë të vecantë një faleminderim për ata ima që më shumë se dy dekadave ai shërbeu së bashku me ta, të presidentit të AAIC në Staten Island – NYC, Dr. Zurkani Vardar dhe Imam Ferid Bedrolli, përcjell Bota sot.