Ilir Meta dekoron Behgjet Pacollin, pas ndihmës që ua dha të prekurve nga tërmeti
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekoruar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Kjo mirënjohje nga Meta erdhi si shprblim pr ndihmn që ka ofruar Pacolli për njerëzit e prekur nga tërmeti në Thumanë.
“Për kontributin e spikatur humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!”, ka shkruar ai.