Lajme

Ilir Deda: Mosdekretimi i Cakës i dha goditje të rëndë planit për ndarjen e Kosovës

Në përplasjen për mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, është përfshirë edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Derisa ne në Kosovë po përballemi me kolaps të shërbimeve komunale që si po duket janë zënë në befasi me rënien e borës, ka shkruar Deda, në Shqipëri po bëhet beteja për kufijtë e Kosovës.

“Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm të Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë”, ka shkruar Deda në Facebook.