Ilinca e Preshevës, aty ku jetohet mes frikës dhe shpërnguljes
Në Perëndim të Preshevës, në vargmalet et Karadakut gjendet fshati Ilincë. Nga 600 banorë sa kishte në vitet e tetëdhjeta, aktualisht ka 80 banorë dhe vetëm dhjetë ekonomi familjare.
Shkolla ishte themeluar mes dy luftërave botërore para vitit 1945 në kuadër të xhamisë së fshatit, si mejtep e më pas është ndarë në organizim në vete shkolla fillore “Migjeni”.
Dikur këtu mësonin më se dy klasë me rreth 50 nxënës, aktualisht shkolla ka vetëm 2 nxënës, kështu u shpreh për emisioni “Ballkan”mësuesi Deli Dalipi.
Lufta në Kosovë në vitin 1999 e më pas edhe ajo në Luginën e Preshevës, ndikoi drejtpërdrejt në zbrazjen e Karadakut nga forcat serbe.
Që pas luftës, Ilinca është vendbanimi rural me më shumë banorë në tërë Karadakun e Preshevës ndërsa tani përpjekjet për kthimin e banorëve në këtë zonë po thuaj kanë dështuar, këtu aktualisht jetojnë vetëm ata që ekonomikisht nuk qëndrojnë mirë.
Deli Dalipi më tej theksoi se infrastruktura është duke u rregulluar por mungon kanalizimi ndërsa sipas tij banorët kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori
Ai u shpreh se lëvizja e forcave ushtarake rreth fshatit Ilincë është shqetësim për gjithë banorët edhe pse ata nuk i pengojnë në kryerjen e punëve të përditshme.
“Perspektiva për rininë nuk ka, ata pak të rinj që kanë arrit të përfundojnë shkollat e larta në universitetet e Kosovës, nuk mund të punësohen për shkak mos njohjes së diplomave”, theksoi Bujar Ademi, profesorë i historisë
Përmirësimi i kushteve infrastrukturore, hapja e mundësive për punësime dhe rritja e sigurisë, do të mund të ndikonin në kthimin e të shpërngulurve nga ky fshat dhe kthimin e gjallërisë jo vetëm në Ilincë por në tërë këto zona, thonë karadaklitë./