Lajme

Igor Simiq nga Lista Serbe i revoltuar largohet nga emisioni në RTS, arsyeja Albin Kurti

Igor Simiq nga lista Aleksandar Vuçiq, u largua nga emisioni “Fjalë për fjalë” në Radio Televizionin e Serbisë (RTS), për shkak të Qeverisë Kurti.

Pas fjalimit të Millosh Jovanoviq nga koalicioni NADA për votimin e Serbisë në OKB për Rezolutën që dënon agresionin rus, por edhe për çështjen e Kosovës, Igor Simiq u revoltuar u shpreh se po largohem nga emisioni dhe se për të ky diskutim ishte i kot…

Keni pasur rastin të dëgjoni se çfarë duan t’ju mashtrojnë dhe t’ju marrin votën duke sulmuar Aleksandar Vuçiqin në kohën kur Albin Kurti po përpiqet të provokojë luftë”, tha Simiq.

Ai ka ripërsëritur pretendimet e presidentit të Serbisë se si në mëngjes është planifikuar “dëbimi i policëve serbë, nga autoritetet kosovare”

“Pas gjithçkaje që kam dëgjuar, është për të patur nderin tim që të vazhdoj të marr pjesë”, tha Simiq dhe u largua nga debati në RTS.

Ai gjithashtu kritikoi si “histori boshe”. Pavarësisht moderatorit i cili e luti Simiqin për të qëndruar, ai i revoltuar hoqi mikrofonin dhe u largua nga emisioni debativ