Iftari tradicional i organizuar nga KBI, bashkon krerët e partive shqiptare në Bujanoc
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, mbrëmë organizoi iftarin tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit, përcjell MinistriaLajmeve.
Ajo që vlen të theksohet është se KBI në këtë iftar arriti ti unifikojë udhëheqësit e partive politike shqiptare të Bujanocit.
Në këtë iftar ishin të pranishëm kryetari i komunës Arbër Pajaziti, deputeti Shaip Kamberi, Nagip Arifi kryetar i PD-së dhe Shqiprim Musliu kryetar i PD-së/ministrialajmeve.com