IFEM: Rama është Millosheviçi shqiptar, do ta çojë vendin në luftë!
Sipas analizës së këtij Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Ljubljanë, kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes veprimtarisë së tij politike, po i ngjan gjithnjë e më shumë “Millosheviqit Shqiptar” dhe paralajmëron se situata aktuale në Shqipëri është shumë shqetësuese, ka indikacione për një luftë civile të mundshme.
Në analizën e fundit të këtij instituti mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, analistët theksojnë se një konflikt i armatosur mund të lindë në Shqipëri.
Rruga drejt stabilizimit të situatës në Shqipëri shihet në formimin e një qeverie kalimtare, e cila do të përgatisë terrenin për zgjedhje të drejta dhe të lira, sepse, siç paralajmëroi, përndryshe, Rama do ta sjellë Shqipërinë në një luftë civile.
Rikujtojmë se Shqipëria në v.1991 dhe v.1997 ishte në prag të një lufte civile. Analistët e shohin opozitën shqiptare si më autoritative në krahasim me opoziat e rajonit,e cila, siç theksojnë ata, kundërshtonë fuqimisht “regjimin e Edi Ramës”.
Ata gjithashtu besojnë se shtyrja e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, e planifikuar për në 30 qershor të këtij viti, është e pashmangshme.
Çështja qëndron në ate se kush është përgjegjës për të provokuar kaosin në Ballkan dhe cilat synime janë fshehur pas kësaj.