Lajme

I vihet zjarri qëllimisht shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës

Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin.

Njoftimi është nga veprimtari nga Rozhaja, Ali daci.

Malësisë së Rozhajës i digjen mushkërit dhe vatra e dijes ShF” Dacaj” në Dacaj

Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drureve të shkollës shqipenë Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpetoj djegjes shkolla gjatë ditës por jo edhe gjatë natës, pasiqe në oren 23 dikish i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda. Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin. Njësitë e zjarrfikësit kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin dhe në saj të intervenimit ajo shpetoj pa u bërë shkrumb e hi. Pra këtu s ‘ kemi të bëjmë më fatkeqësi natyrore por më fatkeqësinë njerëzore. Organër e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit. Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.
Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës ka shperthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektar pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetror.
Dacajt, fashat ky i rrethuar më pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tymë e flakë për 3 orë të tëra ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoj edhe vet shtëpit e banimit duke hedhur flakën edhe ne to. Në këtë vorbull zjarri u dogj stala e Vesel Dacit dhe stoqet më sanës, kurse njësia e shpetimit dhe ajo e zjarrfikësvr arritën që shtëpit për rreth tri orë mbrojti shtëpit që ndodhëshin afër stalës që zharri e kaploi për mbrednda sekondave . Banoret luftuan për ndaljen e zjarreve gjithandej rreth shtëpive të tyre dhe evakuan fëmijët dhe pleqt ne drejtim të qytetit. Zjarri që po ndihmohej nga era e fortë dhe nga thatësia që po mbreteron tash disa kohë u përhap gjithandej maleve në një vi zjarri me kilometra më çrast më shpejtesi marramendëse e arriti majat më të larta të fshatit duke djegë tebanat dhe vikend shtëpitë e Rasim Dacit, Adnan Husiq, Rexhë Dacit, Xhevat Dacit , Sejdi Dacit. Flaka kaploj edhe fshatin Husaj duke djegë edhe shtëpin e Avdi Husit edhe jerevin e Shaban Ibish Husit. Po ashtu zjarri dogji pishat në grykën e Husajve dhe gjithandej malet rreth katundit duke u drejtuar drejt maleve të dendura halore të Kullës e Shtedimit. Vlen të ceket se zjarre të furishme pati edhe në Kolenë ku Rexhë Brales iu dogj e tera sharra për përpunimin e drurit. Zjarre pati dhe në fshatrat tjera të kësaj komune. Dëmet janë të mëdha në pyjet gjithandej Rozhajës.