Bota

I riu shqiptar ndihmon të prekurit me koronavirus, ja si e vlerëson Italia

Shqipëria fatmirësisht nuk është prekur nga koronavirusi. Epidemia është tema kryesore në botë për momentin por vendi jonë vijon të mbetet pa asnjë rast të konfirmuar. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka shqiptarë që jetojnë pranë virusit, madje ka nga ata që kujdesen për të prekurit nga ai edhe pse nuk e kanë profesion.

Personi në foton e mëposhtme quhet Albi Albino, një shqiptar që punon në rajonin e Ligurias në Itali si kamerier në hotelin Bel Sit që është vënë në karantinë nga autoritetet pasi aty u identifikua një grua 72-vjeçare e prekur nga koronavirusi.

Albi nuk zgjodhi që të largohej por prej ditësh shërben si vullnetar për të menaxhuar situatën.

Për gjestin mjaftë të çmuar dhe frymëzues të Albit, ka bërë një status në Facebook edhe presidenti i rajonit të Ligurias, Giovanni Totti. Ai ka premtuar se Albit për ndihmën që po i jep komunitetit do ta ndihmojë që të marrë sa më shpejtë nënshtetësinë italiane.

“Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon në hotelin në Alassio. Nga kamarier ai zgjodhi të bëhej edhe asistent duke bërë miq në karantinë. Në mesin e shumë vullnetarëve që po kalojnë këto ditë për të na ndihmuar të menaxhojmë situatën dhe të kthehemi në normalitet, një falënderim i veçantë shkon për këtë djalë që tregoi një forcë, guxim dhe një vendosmëri tipike. Faleminderit Albi, ne do të përpiqemi të sigurojmë që ju mund të merrni nënshtetësinë italiane që ju dëshironi. Sepse ju jeni një nga ne, një Ligurian i vërtetë. Ejani në Liguria, kemi kaq shumë heronj ku të mbështeteni!”, ka përfunduar Toti shkrimin. /opinion.al/miniatrialajmeve.com