Lajme

I riu që sulmoi gruan rome në Ferizaj dënohet me 1 vit burg për të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se i ka shqiptuar 1 vit masë edukative, saktësisht dërgimin në institucion edukativo korrektues të miturit B.T, i cili në maj të këtij viti ke kishte sulmuar një grua të komunitetit rom në sheshin e Ferizajt.

“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale “, ka theksuar gjykata.