I përfshirë në hetime për drogë, Ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e jashtëm
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka liruar nga pozita e këshilltarit, Enis Qerkën që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë, raporton Gazeta Express.
Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave.
Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ministri.
Sot në media është raportuar se i nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.
Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.
Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.
Enis Qerka punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi në momentin kur u kap nga policia./GazetaExpress/