Kryesore

Historiani zviceran Schmitt: Serbët kanë qenë çdoherë minoritet në Kosovë

Schmitt: 1912 solli pushtimin serb të Kosovës në Luftën e Parë Ballkanike. Mes 1918 dhe 1927 kishte një luftë guerile kundër pushtimit të dytë serb. 1945 solli një luftë të tretë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në rajonin e Serbisë, kësaj here nën suazat e Jugosllavisë komuniste. Mes 1945 dhe 1966 erdhi një politikë represive serbe kundrejt shumicës shqiptare. Ashtu si në fund të viteve 30-ta, edhe Titoja deri 1953 tentoi ti zhvendosë shqiptarët drejt Turqisë

Historiani Oliver Jens Schmitt ka kryer një intervistë për median gjermanofone “Der Standard” ku ka sqaruar disa të vërteta historike mbi ngritjen e nacionalizmit në Ballkan dhe sesi serbët sistematikisht janë munduar me të gjitha metodat për ta rrëmbyer Kosovën, por ajo që mbetet e realtë është se Kosova çdoherë ka qenë e banuar me shumicë shqiptarësh, pavarësisht se feja e tyre ka ndryshuar herëpashere, informon foldrejt.com.

STANDARD: Presidenti Vuciq dhe kryeministri Rama flasin prej disa vitesh për një rritje të konfliktit qindravjeçar mes serbëve dhe shqiptarëve dhe ata paraqiten si më të rëndësishmit në zgjidhjen e kontesteve mbi Ballkanin. Çfarë motivacioni fshehet pas kësaj?

Schmitt: Të dy luajnë me këto gjëra, pasi kërkojnë të tërheqin kapital politik pas tyre. Kjo është një taktikë e vjetër dhe e njohur, për të gjeneruar vëmendjen ndërkombëtare si dhe të sigurosh mbështetje të brendshme politike. Me të drejtë të dy llogariten nga brenda si sundues autoritarë, që tentojnë të prishin strukturat demokratike dhe mediat e lira. Një pjesë e banorëve, gjithsesi se e kanë kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre parolave nacionaliste. (foldrejt.com)

STANDARD: Prej kur realisht kemi “shqiptarë” dhe “serbë”?

Schmitt: Nacionalistët e të dyja vendeve pretendojnë se në të kaluarën ka qenë kështu siç është sot. Në anën tjetër, studiuesit perëndimorë postmodernë dekonstruktojnë të ashtuquajturën primordializmin. Mendimi i këtyre të fundit është se kombet janë një produkt i të kalurës së afërt. Gjërat janë pak më të komplikuara: shqiptarët sipas gjitha gjasave janë krijuar si grup i veçantë prej shumë kohësh, sepse gjuha e tyre është mjaft e ndryshme nga e fqinjëve. Mbi Ballkan gjithmonë kishte kuptim të madh përkatësia fetare. Komunitetet krijoheshin nga shkuarja në kishë ose xhami. Sllavët jugorë të besimit ortodoks në Kosovë kanë vizituar kishën e ritit serb dhe atje u socializuan kulturalisht. Është e gabuar historikisht të shihet sikur shqiptarët kanë qenë me shumicë myslimane, kurse serbët gjithmonë ortodoksë. Kjo pasi në mesjetë shumica e shqiptarëve në Kosovë ishin ortodoksë, kurse gjithashtu shumë serbë janë konvertuar në muslimanë. Një nacionalizim i këtyre përkatësive të komplikuara filloi vetëm fundin e tretë të shekullit 19-të. Pra filloi të ketë “tamam” shqiptarë dhe serbë. Vetëm se këto koncepte në bazë të epokave, kanë koncepte të ndryshme.

STANDARD: Atëherë kur u shpërnda narrativa, që ka pasur një “konflikt të vjetër”?

Schmitt: Narrativa e “konfliktit të vjetër” u fuqizua veçanërisht gjatë krizës së madhe të orientit (1876–1878). Interesat serbe më parë përqëndroheshin kryesisht në Bosnjë. Vëtëm pas pushtimit të kësaj zonë nga Austro-Hungaria në 1878, atëherë serbët u detyruan që planet ekspansioniste të drejtonin drejt jugut, edhepse prej atëherë ortodoksët serbë në Kosovë përbënin një minoritet.

STANDARD: Si e paraqitnin njëri-tjetrin?

Schmitt: Aktivistët kombëtare serb i shikonin shqiptarët si “Untermenschen” (nën njëri), kurse pjesa tjetër si një komb që duhet të integrohet në kombin serb. Kjo tingëllon paradoksale. Megjithatë, tesa “Arnautashi”, shqiptarët e islamizuar dhe serbët e shqiptarizuar, nuk ishte jotipike për Ballkanin. Pretendimi, se të tjerët i përkasin grupit të tyre, dhe se duheshin të ktheheshin në “identitetin e vërtetë” solli edhe nacionalizmin në rajon. Ky projekt (i serbëve)  dështoi dhe atëherë filloi varianti racist kundrejt shqiptarëve.

STANDARD: Nga vjen realisht ky racizëm?

Schmitt: Ky proces ka filluar në shekullin e 20-të dhe zgjat akoma. Projekti kombëtar serb e harron kohën habsburgase dhe osmane, kurse shqiptarët i prezanton si osmanë. Kjo ka të bëjë edhe me atë se gjatë kohëve osmane nuk kishte turq tamam në këto zona, pasi përfaqësuesit osmanë ishin boshnjakët dhe shqiptarët e islamizuar. Vetë këto shqiptarë kanë një raport të paqartë me traditën osmane. Politika neo-osmane e Turqisë u thotë shqiptarëve se ata kanë pasur një vend të rëndësishëm në Perandori. Në anën tjetër, Rilindja Kombëtare e themeluar në zgrip të Perandorisë Osmane përpiqej për një projekt kombëtar të europianizuar dhe sekulare të një kombi me shumicë muslimane.

STANDARD: Çfarë i dallon atëherë ato?

Schmitt: (…) Pas dy kryengritjeve (1804, 1814/15) serbët fituan një autonomi, kurse 1878 sovranitet të plotë. Një shtet i pavarur shqiptar u krijua shumë më vonë në 1912. Pra një shtet serb u krijuar rreth njëqind vjet më parë sesa ai shqiptar. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se shteti i ri kombëtar serb ishte superior ndaj Perandorisë Osmane në të gjitha fushat.

STANDARD: Si u zhvillua atëherë njohja me atë se kush cilit grup i takon?

Schmitt: Është një proces kompleks i akulturimit. Vendimtare ishin martesat, që kryheshin në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo në bazë të kritereve gjuhësorë. Muslimanët sllavë në Kosovë nuk zgjidhnin një partner ortodoks/serb, por një shqiptar musliman. Edhe e anasjelltas, shqiptarët ortodoksë nuk zgjidhnin partner muslimanët shqiptarë, por ortodoksët serbë. Grupet më të vogla gjuhësore përshtateshin me grupet më të mëdhaja. Për këtë ne nuk mund të themi me saktësi sesa serbë të Kosovës kanë origjinë shqiptare dhe sesa shqiptarë të Kosovës rrjedhin nga serbët e shqiptarizuar muslimanë. (…) Një etnizim i këtyre përkatësive filloi në fund të shekullit të 19-të, por mori hov gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia (1912) dhe në të dyja Jugosllavitë (1918–1941, 1945–1999).

STANDARD: Ka ndonjë shifër sesa ortodoksë shqiptarë kishte në shekullin e 19-të? Në Shqipëri kemi akoma shumë sosh.

Schmitt: Nuk mund të përgjigjemi me shifra. E sigurtë është që krahas ortodoksëve sllavë kishte edhe vllahë dhe që në Prizren në kohët e fundit të periudhës osmane erdhi deri te një konflikt. Në shekullin e 15-të, sipas defterëve osmanë shumica e shqiptarëve në Kosovë ishin ortodoksë. Me islamizimin e tyre filloi edhe akulturimi i tyre gjuhësor dhe solli zvogëlimin e numrit të tyre. Këto procese, megjithatë, janë të vështira për t’i analizuar sepse administrata osmane nuk interesohej për etnitë. Taksat mblidheshin në bazë të muslimanëve dhe të krishterëve.

STANDARD: Gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane erdhi deri te dhuna në Kosovë.

Schmitt: 1912 solli pushtimin serb të Kosovës në Luftën e Parë Ballkanike. Mes 1918 dhe 1927 kishte një luftë guerile kundër pushtimit të dytë serb. 1945 solli një luftë të tretë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në rajonin e Serbisë, kësaj here nën suazat e Jugosllavisë komuniste. Mes 1945 dhe 1966 erdhi një politikë represive serbe kundrejt shumicës shqiptare. Ashtu si në fund të viteve 30-ta, edhe Titoja deri 1953 tentoi ti zhvendosë shqiptarët drejt Turqisë. Është e vështirë te llogariten shifrat, por me presione mendohen se 200.000 shqiptarë mes 1918 dhe 1953 u degdisën drejt lindjes. Gjithashtu edhe serbët janë detyruar të emigrojnë, por këta të fundit brenda territorit jugosllav. Në 1941 sillen si konlonistë shumë serbë drejt Kosovës. Shpërngulja serbe pas 1945 kishte kryesisht baza ekonomike: Kosova njihej si zona e varfër e Jugosllavisë. Kjo shpërngulje e serbëve nga Kosova solli një zë emocional në vitet 1980-ta si pjesë e një olani gjenocidial shqiptar.

STANDARD: Përkundër kësaj, kryeministri Rama, mundohet ta përdorë për vetë dhe flet gjithmonë për një Shqipëri të madhe.

Schmitt: Është e dukshme se Rama sillet si një udhëheqës i gjithë shqiptarëve dhe tejkalon atë të qeverisë së Kosovës. Me këtë ai kërkon të arrijë prestigjin brenda dhe jashtë. Megjithatë ai sundon një vend, ku anketat e nxjerin se shumica e popullit më së miri do zgjidhnin të emigronin menjëherë. Një vend, që është ngritur në prodhuesit kryesorë të kanabisit në Europë dhe ku krimi i organizuar me gjasë ka prekur dy ish ministra të brendshëm – vëllai i ministrit të dorëhequr papritur në tetor, Fatmir Xhafaj, është dënuar, kurse kundër ish ministrit të mëpërparshëm Saimir Tahiri, para pak kohësh është ngritur një ecuri penale. Kundër stilit autoritar të Ramës po protestojnë prej shumë javësh studentët, megjithatë shumë pak kanë raportuar për të. Rama e drejton vendin si një Blackbox, për shkak të mungesës së dijes së Perëndimit mbi Shqipërinë. Në Perëndim ai është portretizuar si artist dhe intelektual.