KryesoreShqipëri

GAZETA BRITANIKE CILËSON TIRANËN SI NJËRI NGA VENDET QË NUK DUHET HUMBUR PËR VITIN 2019

Shumë persona kanë krijuar një opinion të gabuar rreth Shqipërisë dhe këtij rajoni në përgjithësi duke menduar se ajo është një vend i rrezikshëm, me një infrastrukture të pazhvilluar dhe e mbuluar me krime të shumta.

Duke marrë parasysh historinë e Shqipërisë, me lufta të shumta, nën okupime me shekuj të tërë, e pasuar nga një diktature komuniste prej katër dekadash dhe konflikt civil pas komunizmit në vitin 1997, kanë Shqipëria nuk ka pasur hapësirë të përparojë në epokën modernë.

Fatkeqësisht shumë vende të Ballkanit kanë një histori të ngjashme.

Pavarësisht të kaluarës së saj, Tirana sot është një nga qytetet e cila kryeson listën e vendeve për tu vizituar nga turistët.

Ushqimi i lirë dhe i shijshëm, qendra e qytetit e cila ofron ngrohtësi dhe gjallëri në jetën e natës e shoqëruar nga moti i mirë e bën atë një nga vendet më të dashura për turistët.

Vendi ka ndryshuar shumë këto katër vitet e fundit, duke filluar me zonën Blloku.

Është një zonë e vogël, vetëm rreth  0.25 km katror në madhësi të cilën mund ta kaloni për më pak se 10 minuta.

Mirëpo kultura e saj ka ndryshuar plotësisht, me dhjetëra kafene, bare dhe restorante, si dhe dyqane të cilat shtrihen përgjatë tërë kësaj zone

Shqiptarët kanë një thënie që thotë: “Shtëpia e një shqiptari i takon Perëndisë dhe të ftuarit” – të refuzojë një mysafir ose t’i trajtojë ato dobët është e pandershme dhe kjo tregon mënyrën si trajtohen konsumatorët dhe çdo turist i cili e viziton këtë vend.

Kafenetë, bare dhe restorante nuk janë të vetmet që kanë transformuar qytetin

Tirana gjithashtu ka bërë investime të konsiderueshme në projektet e infrastrukturës publike.

Një shembull primar është rizhvillimi i sheshit kryesor, Sheshi Skënderbej, i cili përbëhej nga një rrethrrotullim i madh që rrethonte një lëndinë të vogël dhe një statujë të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu..

Më herët nuk kishte shumë për të parë në këtë vend por sot është kthyer në një hapësirë ​​të gjallë publike.

I stërmbushur dhe i zgjeruar me mijëra gurë të shtruar të mrekullueshëm, ndriçim elegant, pemët dhe shkurret e bukura e bëjnë atë një vend tërheqës për ngjarjet e shumta, siç ishte transmetimi i Kupës Botërore 2018, i cili tërhoqi mijëra tifozë për të parë çdo ndeshje.