ARKIVA

Historiani grek: Si i sollëm grekët nga Anadolli dhe dëbuam çamët

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar.

Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve (të ardhur nga Anadolli) dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët.

Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë.

Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u ekzekutuan rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur.

Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën.

Dakord, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.”, tha Tsitselikis.F