Bota

Hezbollah sulmon bazën ushtarake të Izraelit

Grupi i terrorist Hezbollah gjuajti disa raketa në drejtim të në një bazë ushtarake duke goditur disa automjete ushtarake në Izraelin verior, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtria tha se disa nga raketat goditën objektivat e tyre, si hakmarrje ndaj Izraelit.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani mori përgjegjësinë për sulmet me raketa, duke thënë në një deklaratë se luftëtarët e tyre “shkatërruan një automjet ushtarak” izraelit “në bazën ushtarake ‘Avivim’ në veri të Izraelit.

“IDF u kundërpërgjigj me zjarr ndaj sulmit të Hezbollahut në jug të Libanit,” tha ushtria në një deklaratë.

Mediat libaneze raportuan se IDF po bombardonte zonën pranë qyteteve kufitare libaneze Yaroun dhe Maroun al-Ras me predha artilerie dhe sulme ajrore.