Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike arrestohet për korrupsion
Një hetues i lartë policor i Krimeve Ekonomike është arrestuar në Prishtinë.
Ministria Lajmeve merr vesh nga mediet kosovare se hetuesi i Krimeve Ekonomike i prangosur është Lavdim Osmani.
Arrestimi është kryer nga hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Hetuesi i Krimeve Ekonomike është arrestuar nën dyshimet për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte.