Magazina

Heshtja është paqendjellëse e cila është mjaft e rëndësishme në jetën e çdo individi dhe më gjerë çdoherë aty ku duhet

Shkruan Albina Hyseni :

Ndër dukuritë më të mistifikuara dhe me ndikim më të madh në kohën tonë, në shoqërinë moderne dhe postmoderne është masmedia.

Leksikoni i fjalëve dhe shprehjeve
të huaja konceptin medium e shpjegon kështu: (lat.) ajo që gjendet në mes, që paraqet
mesin, rruga e mesme; ndërmjetësues, gjëja përmes së cilës përcillet veprimi.
Si një element ndërmjetësues mediumet ndahen në ato të shtypit (gazetat, revistat) dhe elektronike (TV dhe radio). Mediumet përkufizohen edhe si mjete të komunikimit masiv dhe si organizacione përmasash të mëdha, që në saje të teknologjisë së sofistikuar mund të kontaktojnë me numër shumë të madh njerëzish. Mediumet paraqesin teknika
ose institucione përmes së cilave provajderët e ndryshëm i përcjellin ose i distribuojnë informacionet ose format e tjera të komunikimit simbolik deri te audiencat e mëdha,
heterogjene dhe gjeografikisht të shpërndara.

Në saje të një numri të vogël personash mundësojnë informimin e një numri shumë të madh njerëzish.
Andaj them se duke kuptuar qartë publiku shikues, lexues apo dëgjues s’ka asnjë mënyrë për ta përcjellë reagimin e vet drejtuar mediumeve.

Pra, komunikimi masiv është një proces që zhvillohet në një drejtim. Organizmi medial është burokratik dhe i shpërndarë në firma e kompani të mëdha të cilat, në saje të informatave dhe të dhënave të çastit, të dhënave ditore, javore e kështu me radhë, e orientojnë opinionin në këtë apo në atë drejtim. Sipas Marshall-it mediumet janë instrument i dominimit mbi jetën mendore të njerëzve. Shembull konkret lidhur me këtë kemi në rastin e viteve ‘30 të shekullit XX kur famëkeqi Adolf Hitler e përdori radion në mënyrë “të suksesshme” për qëllime propaganduese antinjerëzore. Linja indoktrinuese e mediumeve, në trajta të ndryshme, vazhdon deri në kohën tonë.

Një mangësi e këtij komponenti të rëndësishëm shoqëror është edhe ndikimi negativ mbi edukatën tradicionale. Neil Postman në veprën e tij Amusing Ourselves to Death pohon se mediumet elektronike e sidomos ato vizuele e kanë kthyer nga e prapa ritmin e shtimit të shkrim leximit dhe të të kuptuarit. Dëmin që e shkakton amullia e “industrisë kulturore” më së miri e përshkruan Umberto Ecco, i cili pohon se “brezi i ri nuk do të jetë më i orientuar nga imazhet (not image oriented)”, pra ai nuk do të dijë të abstraktojë, nuk do të dijë ta vë në lëvizje potencën e vet imagjinative, bota e imazheve, e cila është mjaft e rëndësishme në jetën e çdo individi dhe më gjerë do të plastifikohet dhe te kete kujdesë se çfar vendos te lexoj apo te shikojë në gjith këtë aspekt sepse ka rendësin e saj aq shume sa ndikon në trurin tuja dhe gjith organizmin, në punë, shoqëri, familje pamvarsisht kush jeni apo çfra profesioni keni, pra kjo vlenë për gjithsecilin pa dallime.

Albina Hyseni
Studiuar Adiministratën Publike Mardhënjet Ndëkombëtare dhe Studimet Evropiane
Njohuri te gjera Psikologjike
Teknike Farmaceutike
Tekstëshkruese shkencore