Lajme

Haxhiu: Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhje, nuk ka asnjë pengesë ligjore e as kushtetuese

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se Albin Kurti do t’i prijë Listët së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë se nga organet e Vetëvendosjes ende nuk është marrë vendim që të formalizohet kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër.

Sipas Haxhiut, Kurti nuk ka asnjë pengesë ligjore e as kushtetuese që të kandidojë për kryeministër, ngase sipas saj kreu i VV-së është dënuar me dënim me kusht në vitin 2018 dhe dënimi me kusht hyn në grupin e dënimeve alternative dhe jo të atyre kryesore.

Zoti Kurti do t’i prijë Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse duhet ta sqaroj këtë sepse organet e Vetëvendosjes ende nuk kanë vendosur që ta formalizojnë dhe zyrtarizojnë kandidaturën e Albin Kurtit. Pra përveç se do të jetë kandidat për kryeministër edhe do të jetë kandidat për kryeministër dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë ligjore e as kushtetuese sepse edhe unë edhe Kurti jemi dënuar në vitin 2018 me dënim me kusht dhe dënimi me kusht konsiderohet si kërcënim për dënim, në mënyrë që përbrenda periudhës verifikuese që ka qenë ne e kemi përfunduar në shtator të vitit të kaluar, nëse bëhet ndonjë vepër tjetër penale, atëherë shkon në burg dhe pastaj dënimi me kusht zëvendësohet me dënim me burgim, prandaj është dënim alternativ dhe jo dënim kryesor. Madje, më i rëndë është dënimi me gjobë sepse hyn në kuadër të dënimeve kryesore sesa dënimeve me kusht”, ka thënë ajo në RTV 21.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar dje aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.