Lajme

Hasani: Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër por jo edhe për deputet të Kuvendit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendimin e Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

“Në aspektin profesional, vendimi është shumë i çuditshëm. Ky vendim i ndalon çdokujt kandidimin nëse ka qenë i dënuar në tre vitet e fundit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Hasani thotë se nuk është e vërtet ajo që thotë Kushtetuesja në raport me Komisionin e Venecias. Sipas tij ky komision nuk ka konstatuar asnjëherë ato që po i thotë Kushtetuesja

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim dënues. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Penale”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër të vendit por jo edhe për deputet të Kuvendit.