Haradinaj thotë se Rama ka gënjyer për vizat në Samitin e Berlinit, ia përmend edhe skandalin me hartën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, janë duke bërë përpjekje për të shtyrë përpara idenë e krijimit të një minishengeni ballkanik, që sipas tyre do të sillte përfitime për rajonin.
Megjithatë në Kosovë një ide e tillë është totalisht e papranuar, e lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova me po izolohet dhe vetëpërjashtohet, duke mos pranuar që të bëhet pjesë e një projekti të tillë.
E këtyre deklaratave u ka dhënë përgjigje në mënyrë ironike kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka pyetur sot se ” Kush është kryeministri Rama t’i kallxoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën”.
“Kush është kryeministri Rama t’i kallxoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën. Le të kallxoj ai qysh i ka mbajt zgjedhjet vec një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallxoj qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush se ka mohu rezultatin zgjedhor”, ka thënë sot Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.
Kreu i Qeverisë gjithashtu i ka dhënë përgjigje Ramës edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit.
Kryeministri i Shqipëris në një intervistë në Opinion kishte thënë se presidenti i Francws, Emmanuel Macron, i kishte thënë Haradinajt në Berlin se nëse do të hiqte taksën, Kosova brenda 6 muajve do të merrte liberalizim të vizave.
Një gjë të tillë e ka demantuar sot Haradinaj, duke thënë se deklarata të tilla nuk qëndrojnë
“Nuk qëndron ajo që ka thënë ai, ato janë krejt pallavra. As kryeministri Macron as kancelarja Merkel nuk e kanë qit në tavolinë, qe vizat, hiqe taksën. Unë i Kosovës jam, nëse i dhemb dikujt heqja e vizave . nuk do ta pranoja atë. Nuk janë ata të tillë, janë shefa të shteteve, nuk punojnë ashtu, i kanë do formula do kritere qysh behën këto punë” ka potencuar Haradinaj.
Kryeministri në detyrë ka thënë se veprimeve të Edi Ramës po ua sheh sherrin edhe Kosova.
“Nëse është kështu pse s’po ia japin negociatat z.Rama nëse qenka kaq i mençur. Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës beso”, ka shtuar kreu i AAK’së.
Në fund teksa ka folur për idenë e prekjes së kufijve, Haradinaj ka thënë se një ide e tillë ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.
“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jom detyru me luftu kundër asaj ideje”, ka përfunduar Haradinaj.