Lajme

Haradinaj mbrohet në heshtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Ai u paraqit sot për intervistim pranë Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Kosovë në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.