Lajme

Haradinaj godet VV’në: Koncepti i tyre është komunist dhe fukarallak

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj e ka goditur partinë e Albin Kurtit duke thënë se koncepti i kësaj partie është komunist dhe fukarallak.

Haradinaj në një takim me qytetarët në Rahovec ka përsëritur se taksa nuk duhet të hiqet dhe ka folur për programin e Vetëvendosjes, duke e cilësuar programin e tyre ekonomik si program komunist.

“Pse po e suspendon për 120 ditë, çka ndryshoj, pse me e suspendu ne. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne. I kom dëgju duke thënë ama shtetin, Nuk duhet na me hjek taksën deri në njohje, nëse mundemi me mbrojt deri në njohke është mirë. Nuk janë hajgare këto punë. Politika e tyre ekonomike është si dikur komuniste. Koncepti i VV’së është komunist dhe fukarallak”, tha Haradinaj.

Sot edhe kreu i Nismas, Fatmir Limaj, gjithashtu e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se nuk mundet me qeverisë me Kosovën dikush që i ka sharë të tjerët për 15 vite rresht.