Haradinaj e pranon: Gjermanët më kërkuan heqjen e taksës
Haradinaj ka thënë se dy këshilltarët e Kancelares Angela Merkel, kanë kërkuar pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Sipas tij këto qëndrime të Berlinit zyrtar janë të qarta ndaj Kosovës.
“Pozicioni i Berlinit është shumë i qartë, dialogu është shumë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, pra hiqeni taksën, ky ishte qëndrimi i tyre”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i Gjermanisë është i njëjtë sikurse i Amerikës, Britanisë, Francës dhe të gjitha fuqive të mëdha botrore.