Haradinaj e lëshon në mënyrë demonstrative takimin me zyrtarët amerikanë
Në këto momente ka përfunduar takimi i nisur orë më parë në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj me dy zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane, John Erath dhe Brad Berkley.
Kryeministri Haradinaj ka dalë në mënyrë demonstrative nga takimi, duke mos u deklaruar para mediave se çfarë në të vërtetë ngjau brenda, njofton Klan Kosova.
Pas takimit, të dy zyrtarët e Administratës Trump kanë refuzuar që të deklarohen për media për atë se çfarë është biseduar brenda takimit.
Temat kryesore për të cilat merret vesh se po qëndrojnë zyrtarët amerikanë janë marrëveshja përfundimtare me Serbinë dhe kërkesa për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.