Haradinaj e akuzon Vetëvendosjen për moskrijimin e institucioneve të reja
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe për këtë ka shtuar se përgjegjës është fituesi i zgjedhjeve.
Derisa mirëpret çdo ftesë për takim nga kreu i Vetëvendosjes, Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të jetë në opozitë, raporton KTV.
Ai ka bërë një varg kritikash ndaj fituesit të zgjedhjeve, duke thënë se Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim për qytetarët
Ndërkaq, për Samitin e paralajmëruar në Durrës më 21 dhjetor, rreth krijimit të një Mini-Schengeni në Ballkan, Haradinaj ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe se Kosova nuk do të jetë pjesë e tij.