Haradinaj dha dorëheqje, por sot doli në punë në Rahovec
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës dy ditë më parë, por vijon të jetë në detyrë akoma, shkruan Gazeta Metro.
Sot ai vazhdoi me axhendën e tij dhe morri pjesë në një akademi përkujtimore në Rahovec, në 21 vjetorin e rënies së Shejh Myhedin Shehu.
Haradinaj e ka cilësuar Myhedin Shehun si njëri prej personaliteteve më të spikatura të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.
Në 21-vjetorin e rënies, njëri prej personaliteteve më të spikatura të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Shejh Myhedin Shehu, atdhetari i paepur, vjen i skalitur në bronz si simbol qëndrese. Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare është frymëzuese edhe sot, kur të gjithë ne duhet të vihemi në shërbim të Atdheut, në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të shtetit. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Shejh Myhedin Shehut”, ka shkruar Haradinaj.